LAJMI I FUNDIT:

“Një prokuror special ka lëshuar vendin për shkak teje”, “Lidhje e shkurtë e dostave” – replikë e ashpër ndërmjet Haxhiut e Haradinajt

“Një prokuror special ka lëshuar vendin për shkak teje”, “Lidhje e shkurtë e dostave” – replikë e ashpër ndërmjet Haxhiut e Haradinajt

Një replikë e ashpër ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës ndërmjet kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, rrjedhimisht çështjes së korrupsionit dhe ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë.

Lideri i AAK-së theksoi para deputetëve se kryeministri  Albin Kurti ka mbrojtur njeriun e korruptuar, e jo prokurorin.

“Ju mund të thoni që Albin Kurti nuk është i korruptuar, por është shefi i të korruptuarve, pra është krijuesi i korrupsionit të modelit lidhje e shkurt. Ai ka shprehur mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar që dostat e tij janë të pakorruptuar”, shtoi ai, raporton Telegrafi.


E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke ia rikujtuar Haradinajt rastin e prokurorit special, Elez Blakaj.

Kryeministri Haradinaj e quajti "hajn i pulave" dhe "pishpirik", kështu i përgjigjet ish-prokurori Blakaj
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e quajti "hajn i pulave" dhe "pishpirik", kështu i përgjigjet ish-prokurori Blakaj

“Ndoshta ju kujtohet që një prokuror special është detyruar ta lëshoj vendin për shkak teje zotëri Haradinaj.

Sa ke qenë kryeministër ti i ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 dite me të jep informacion për lëndët që i kishte në adresim ish prokurori Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë…”, u shpreh Haxhiu.

Pas deklaratës së ministres, siç shkruan Telegrafi, reagoi sërish i pari i AAK-së.

“Unë po i them Kosovës siç vijon…Albin Kurti me vetëdije ka krijuar koncept politik, Lëvizjen Vetëvendosje çfarë e ka krijuar… me vetëdije, i vetëdijshëm ka krijuar modelin e korrupsionit ‘lidhje e shkurt e dostave’. Aty janë të përshirë vetëm njerëzit e besueshëm të tij…një prej tyre është ministrja… dost.. e shohim sa është i përfshirë në të tjerat… mos shkoni në këtë rrugë të korrupsionit se keni me pësu ata që janë të përfshirë…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori