LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri sulmon fizikisht një polic në burgun e Shkupit

I burgosuri sulmon fizikisht një polic në burgun e Shkupit
Foto: Arkiv

Një polic i burgut i cili kontrollonte një nga punëtoritë në burgun “Shkupi” është sulmuar fizikisht nga një i burgosur.

Jozyrtarisht, i burgosuri ka refuzuar të zbatojë një urdhër dhe ka penguar policin në kryerjen e veprimeve zyrtare.

“Me datë 24.04.2023 në ora 16:20 në SPB Shkup, nga burgu Shkup është raportuar se pas një debati të mëparshëm, i dënuari R.P. ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të policisë së burgut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Nga atje shtojnë se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/