LAJMI I FUNDIT:

MPJD i reagon Stanos: Nuk mjafton vetëm t’i dijë BE-ja shkeljet e Serbisë, por t’i dënojë ashpër ato

MPJD i reagon Stanos: Nuk mjafton vetëm t’i dijë BE-ja shkeljet e Serbisë, por t’i dënojë ashpër ato

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të mbajë shënim pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit.

Në një reagim ndaj Stanos i cili tha se “BE po mban shënim për votën kundër të Serbisë”, Ahmeti tha se për më tepër Daçiqi dëshiron edhe ndarjen e Bosnjes.

“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e  Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, ka shkruar në Tëitter Ahmeti.


“Për më tepër, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është një gjë që BE-ja ta dijë, por ta dënojë ashpër”, vijon tutje postimin zëvendësministri i Jashtëm.

Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës
Lexo po ashtu Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti./Telegrafi/