LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Alonsos takohet me Barcelonën

Agjenti i Alonsos takohet me Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Marcos Alonso ka rënë dakord për një rinovim me klubin këtë verë, por duket se e ardhmja e tij nuk është e sigurt.

Lojtari iu bashkua klubit verën e kaluar si i lirë nga Chelsea, duke konkurruar me Jordi Alban për pozicionin e majtë defanziv.


Megjithatë, i riu Alejandro Balde i ka mposhtur të dy, duke e lene Alonson në një rol mbrojtës më së shpeshti si një qendërmbrojtës i improvizuar këtë sezon. Ai ra dakord për një rinovim në janar me Barcelonën për dy vjet të tjera, por Barcelona nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë marrëveshjen deri më tani pasi ata janë mbi kufirin e pagave të tyre.

Sipas Jijantes, Alonso ka oferta për t’u larguar nga klubi këtë verë. Të martën agjenti i tij Fali Ramadani u takua me drejtorin e futbollit, Mateu Alemany për të diskutuar ato oferta, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ka dalë ndonjë përfundim nga takimi.

Ndërsa Alonso ka luajtur një rol të dobishëm për Blaugranët këtë sezon, duke plotësuar vendet ku kërkohej këtë sezon, është e vërtetë që stafi stërvitor në Camp Nou duket se e vlerëson atë shumë më tepër se njohësit e futbollit, sigurisht si qendërmbrojtës. Nëse Barcelona mund të marrë disa para për Alonson, ata mund të mendojnë ta shesin atë në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori