Xhaferi-Stefançuk: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e madhe për integrimin euroatlantik nga Maqedonia
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, gjatë ditës së dytë të Konferencës vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së në Pragë, ku marrin pjesë edhe kryetarët e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Stefançuku falënderoi për mbështetjen e padyshimtë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u bashkëngjit ndaj të gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave restriktive në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën. Mandej, për miratimin e Deklaratës për dënimin e atakëve ushtarakë që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, si edhe për formimin e Grupit Ndër-Partiak Parlamentar për mbështetjen e platformës së Krimesë.
Kryetari Stefançuk theksoi se për Ukrainën janë njësoj të rëndësishme si integrimi në Bashkimin Evropian, ashtu edhe anëtarësimi në NATO, dhe në këtë kontekst, kërkoi mbështetje në Samitin e ardhshëm të dimensionit parlamentar të NATO-s që në fillim të qershorit duhet të mbahet në Vilnus të Lituanisë”, thonë nga Kabineti i Xhaferit.
Në njoftim thuhet se Talat Xhaferi, ia transmetoi bashkëbiseduesit edhe mbështetjen e vet personale edhe atë institucionale për të gjitha përpjekjet dhe guximin në luftën kundër agresionit rus dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ofrojë ndihmën e vet materiale, ushtarake dhe humanitare në suazat e mundësive dhe kapaciteteve të veta. Po ashtu, nënvizoi se shteti do të qëndrojë në sanksionet dhe se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen vokale për aspiratat e veta për integrim euroatlantik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?
Berisha i bindur: Trump do të ma heqë non gratën
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh