LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi në Dumën ruse: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

Përfaqësuesi në Dumën ruse: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

Përfaqësuesi në Dumën Ruse, Anatoly Wasserman, një anëtar i partisë “Rusia e drejtë” që bashkëpunon me “Rusinë e Bashkuar” të Putinit, foli në televizionin rus për qëllimet e Kremlinit në luftë, si dhe në nivel global.

Në një pjesë të fjalimit ai ka përmendur Serbinë, transmeton Telegrafi.


“Është e rëndësishme të theksohet se Serbia nuk ka rrugëdalje. Ajo kufizohet ekskluzivisht me vendet anëtare të NATO-s. Në kushte të tilla NATO vazhdimisht kërcënon Serbinë duke forcuar bllokadën. Por kur të përfundojmë likuidimin e organizatës terroriste të Ukrainës dhe kështu të tregojmë se ne nuk do të tolerojmë terrorizmin në fusha të tjera… Dhe vetëm kur sponsori kryesor i terrorizmit në botë – SHBA – të kuptojë se nuk ia vlen të mbështetet terrorizmi në botë, vetëm atëherë do të jemi të gatshëm ta ndihmojmë Serbinë ta kalojë atë bllokadë”, tha Wasserman.

Shkuan për të nxjerrë bashkëluftëtarët e plagosur në tankun e goditur nga artileria ukrainase, e pësojnë keq ushtarët rusë
Lexo po ashtu Shkuan për të nxjerrë bashkëluftëtarët e plagosur në tankun e goditur nga artileria ukrainase, e pësojnë keq ushtarët rusë

Anton Gerashchenko, bashkëpunëtor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, postoi një regjistrim të deklaratës së politikanit rus në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Serbia është vendi i vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, që nuk i ka vendosë Rusisë sanksione. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori