Drita është bërë me trajner të ri dhe greku Akis Vasalis ka marrë drejtimin e klubit.
Vavalis është prezantuar në një konferencë për media në shtëpinë e tij të re, ku do ta vazhdoj karrierën.
Ai në konferencë për shtyp ka thënë se është i lumtur që është te Drita dhe synimi është i qartë, pasi dëshiron t’ia fitoj titullin kampion klubit gjilanas.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu të Drita, jam i emocionuar për një përvojë të re. Të jem këtu është kënaqësi, synimi këtu është të avancojmë, ta fitojë titullin, ky është synimi im kryesor”, tha fillimisht Vavalis.
37-vjeçari thotë se e ka përcjellë kampionatin kosovar dhe se dëshira e tij e vetme është që të shpallet kampion i Kosovës.
“Kam pasur një ide dhe e kam përcjellë kampionatin gradualisht dhe jam i lumtur që jam këtu”.
“Arsyeja kryesore pse jam unë këtu është për shkak se dua të bëhem kampion me Dritën, ne duhet të kemi rezultate, nëse nuk kemi shkojmë në shtëpi, kjo është puna e një trajneri”.
“10 ndeshjet e fundit të Dritës e kam shikuar edhe ndeshjen e fundit. Çdo ditë mundesh me pa gjëra negative dhe pozitive, në këto momente jam i lumtur që do i stërvitë këta futbollistë”, u shpreh Vavalis.
Drita ndodhet në pozitën e dytë aktualisht me një pikë më pak se Ballkani, por Vavalis thotë se qëllimi i është i qartë, ku në fund të jenë në vendin e parë.
“Së pari nuk dua të mendoj për pozitën e dytë për gjashtë ndeshjet nuk mund të ndryshoj, kam nënshkruar një kontratë që në mendjen time të jap 200 për qind nga vetja dhe stafi për ta bërë Dritën kampion. Kemi raste, nuk është koha e duhur ta komentojmë por ta gjejmë një zgjedhje që ta bëjmë Dritën kampion”.
“Në skenarin më të keq kjo do të na motivojë për të dalë kampion në sezonin tjetër”, u shpreh Vavalis. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë