Mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre strategjike në Bahmut, tha një komandant i lartë pasi Rusia pretendoi se ka bërë përparime në këtë qytet, që ka qenë epiqendra e një beteje të ashpër disamujore për kontrollin e rajonit lindor të Donjeckut.
“Ne e godasim armikun, shpesh papritur për të, dhe po vazhdojmë të mbajmë vijat strategjike”, shkroi në Telegram, Oleksandr Syrskiy, komandant i forcave tokësore të Ukrainë.
“Gjithkush këtu është hero. Rusët po pësojnë humbje të mëdha, ne po shkatërrojmë personelin e tyre dhe ofensivat potenciale”, shtoi ai.
Komentet e këtij komandanti ukrainas erdhën pasi Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 23 prill se forcat ruse kanë marrë dy qarqe në pjesën perëndimore të qytetit, i cili sipas kreut të grupit rus të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, është pothuajse nën kontrollin e plotë të forcave të tij.
Këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ndërkaq, sipas kreut të administratës ushtarake të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, në 24 orët e fundit janë vrarë edhe dy civilë nga granatimet ruse në Bahmut, dhe dy të tjerë janë plagosur.
Në Herson, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në territorin e kontrolluar nga Ukraina në këtë rajon jugor, tha një zëdhënëse e Forcave Jugore të Mbrojtjes ukrainase, pas raportimeve se ushtria ukrainase ka kaluar lumin Dnjepër dhe ka vendosur pozicione në bregun lindor të lumit.
Instituti për Studimet e Luftës – me seli në SHBA – tha më 22 prill se blogerët ushtarakë rusë “kanë ofruar pamje të mjaftueshme që tregojnë lokacionet dhe raporte tekstuale që konfirmojnë se forcat ukrainase kanë vendosur pozicione në bregun lindor të Herson Oblast më 22 prill, edhe pse nuk dihet ende se deri në çfarë shkalle dhe për çfarë qëllimi”.
Sipas këtij instituti, sipas të dhënave që kanë paraqitur blogerët rusë, ky pozicionim i forcave ukrainase nënkupton se Ukraina ka krijuar “linja të sigurta të furnizimit” për trupat e saj në rajonin e Hersonit.
Shumë ekspertë kanë thënë se forcat e Kievit kanë nisur përgatitjet për një kundërofensivë. Disa kanë thënë se Ukraina mund të tentojë të marrë territor për të penguar korridorin tokësor që forcat e Kremlinit kanë krijuar midis Gadishullit të aneksuar të Krimesë dhe Rusisë.
Megjithatë, ushtria ukrainase nuk ka pranuar të komentojë nëse forcat e saj kanë vendosur pozicione në pjesën që kontrollohet nga rusët në lumin Dnjepër. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-193641-780x439.png)
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës
![Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/89E3925D-036E-4242-9B09-636353A56807_w1597_n_r1_st-780x439-1.jpg)
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë
![Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-22-780x439.png)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014
![Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-780x439.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-124-780x439.jpg)
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re