LAJMI I FUNDIT:

Xavi paralajmëron lojtarët e Barcelonës për titullin kampion në La Liga

Xavi paralajmëron lojtarët e Barcelonës për titullin kampion në La Liga

Xavi ka paralajmëruar lojtarët e tij të Barcelonës për vetëkënaqësinë në luftën e tyre për titull në La Liga.

Goli i Ferran Torres vulosi një rikthim tek fitorja për Barcelonën, pasi katalanasit mposhtën 1-0 Atletico Madridin, për të shkuar në një avantazh prej 11 pikësh për titull.

Bluagranasit ka një avantazh të madh ndaj vendit të dytë Real Madrid, me tetë ndeshje të ligës të mbetura për të luajtur në sezonin 2022/23, por Xavi këmbënguli se puna nuk është përfunduar ende për ekipin e tij.


“Ekipi nuk ndihet si kampion dhe nëse ndihet, do t’u them që nuk jemi”, ka deklaruar Xavi pas ndeshjes.

“Pozicioni ynë është i privilegjuar, por ende nuk është bërë asgjë. Rayo Vallecano në ndeshjen e ardhshme do të na bëjë punën e vështirë”.

Barcelona do të përqendrohet vetëm në ndeshjet në La Liga, pasi tashmë është eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kupa e Mbretit.

Skuadra e tij shkon te Vallecas në mesjavë dhe ish-mesfushori nuk e ka mposhtur Rayon gjatë kohës së tij në krye të Barcelonës.

Barcelona humbi në kryeqytetin spanjoll nën drejtimin e Ronald Koeman sezonin e kaluar dhe Rayo përfundoi edhe duelin e dytë me fitore, në mandatin e hershëm të Xavit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Kalo në kategori