LAJMI I FUNDIT:

Skuadra U-16 e Barcelonës shënoi gol të dyshimtë ndaj Crystal Palaces – disa e quajnë si mashtrim

Skuadra U-16 e Barcelonës shënoi gol të dyshimtë ndaj Crystal Palaces – disa e quajnë si mashtrim

Skuadra U-16 e Barcelonës është kritikuar pasi shënoi një gol të diskutueshëm në gjysmëfinalen e një gare për të rinjtë kundër Crystal Palaces.

Të rinjtë katalanas kryesonin 2-0 në minutën e 24-të, derisa përfituan nga një faull për të kapur kundërshtarët e tyre në befasi.

Ndërsa një lojtar i Barçës mori trajtim për shkak të një lëndimi të dukshëm, lojtarët e Crystal Palaces u larguan për një pushim me ujë dhe një bisedë nga trajneri i tyre.


Megjithatë, lojtari i lënduar u ngrit shpejt në këmbë dhe vrapoi drejt portës kundërshtare përpara se të rifillonte loja.

Portieri i Barcelonës pa një mundësi të shkëlqyer pasi nuk pa asnjë lojtar të Palace në fushë dhe kaloi te numri 11, djali i Patrick Kluivert, Shane, raporton AS.

Lojtarët e Palaces më pas e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën të ktheheshin me sprint në fushë, por rezultoi se ishin me vonesë – pasi Kluivert futi topin në një rrjetë bosh.

Barcelona vazhdoi të shënojë një tjetër gol në një fitore 4-0 dhe fitoi turneun sipas raportimeve në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kalo në kategori