LAJMI I FUNDIT:

Pse duhen shumë muaj që tanket perëndimore të arrijnë në vijat e frontit në Ukrainë?

Pse duhen shumë muaj që tanket perëndimore të arrijnë në vijat e frontit në Ukrainë?

Gjashtë tanke “Leopard 2” u larguan nga Spanja dhe do të arrijnë në Ukrainë në më pak se një javë, tha këtë fundjavë ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë muajin e ardhshëm trajnimin e forcave ukrainase në tanket e tyre Abrams, duke kërkuar t’i fusin ato në fushën e betejës kundër Rusisë përpara fundit të verës.

Por edhe me dërgesat dhe trajnimet në vazhdim, mjetet luftarake të dhuruara nga aleatët e NATO-s në Ukrainë nuk do të kenë një ndikim të menjëhershëm në luftën me Rusinë, paralajmërojnë ekspertët, raporton cnn.

Tanket moderne kryesore të betejës janë pjesë të ndërlikuara të armatimit. Me pamje të frikshme nga jashtë, efektiviteti i tyre gjendet në sistemet e sofistikuara elektronike dhe kompjuterike. Këto sisteme gjejnë objektivat kryesore në fushën e betejave dhe më pas i shkatërrojnë, transmeton Telegrafi.


Mirëmbajtja e tankeve, riparimi i tyre dhe furnizimi me pjesë të nevojshme kërkon trajnime të detajuara nga ekuipazhi i automjeteve deri te shtegu i logjistikës që i mbështet ata, qindra ose ndoshta mijëra kilometra nga vijat e frontit në lindje të Ukrainës.

“Unë do të thosha se aftësia për të trajnuar ushtarët ukrainas për të mbështetur çdo tank që u jepet është pothuajse më e rëndësishme se lloji i tankut që ata përdorin”, tha Nicholas Drummond, analist i industrisë së mbrojtjes në luftën tokësore dhe një ish-oficer i ushtrisë britanike.

Publikohen pamjet e tankut ukrainas që sulmon  pozicionet ruse në Bakhmut
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e tankut ukrainas që sulmon  pozicionet ruse në Bakhmut

Përveç kohës së nevojshme për të trajnuar luftëtarët, tanket duhet të mirëmbahen, thanë zyrtarët, që nënkupton menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.

Për shkak se Abrams është i prodhuar nga Amerika, për shembull, ai ka “një bisht logjistik shumë të gjatë që shtrihet deri në SHBA”, tha Drew Thompson, studiues i lartë në Shkollën e Politikave Publike në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Komponentët kryesorë që konsumohen ose dëmtohen në betejë do të duhet të zëvendësohen me pjesë amerikane, të cilat do të duhet të dërgohen në një depo riparimi në Ukrainë ose ndoshta në Poloni, e cila është në proces të blerjes së flotës së saj të Abrams.

Thompson tha se Pentagoni është i mirë në zgjidhjen e çështjeve të vështira logjistike, “por rreziku është i lartë si për SHBA-në ashtu edhe për Ukrainën”.

Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus
Lexo po ashtu Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus

“Të jesh në gjendje të mbështesësh Leopardët nga një bazë logjistike evropiane është padyshim e preferueshme”, tha Thompson, duke iu referuar modelit të tankeve të përdorura në 13 vende evropiane.

Numri i madh i Leopardëve në dispozicion e bën më të lehtë procesin e mbështetjes, sipas Drummond, i cili është këshilltar i prodhuesit të tankeve gjermane. Më shumë se 4000 prej tankeve janë në shërbim, dhe kjo do të thotë se “pjesë këmbimi janë lehtësisht të disponueshme nga burime të shumta”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Amerika
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij:

Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: "Dilni dhe votoni, pasi nuk do t'iu duhet ta bëni më"

Amerika
Kalo në kategori