Analisti Ylli Hoxha, teksa ka folur për pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ka thënë se po duket se intervenimi i Serbisë në veri te komuniteti serb është shumë më i madh se që është menduar.
Hoxha në RTV Dukagjini ka thënë se është e qartë “që vialiteti i komunitetit serb qëndron në Beograd dhe jo në Prishtinë, sidomos në veri, kjo ishte gjë e paralajmëruar”.
“Shpresa jonë për një pjesëmarrje sado të ulët doli të jetë zero. Zgjedhjet duhet të mbahen, sepse ekziston një mekanizëm kushtetues që nuk i lejon të mos mbahen zgjedhjet, por qartazi situata në veri nuk ka qenë për të organizuar zgjedhje. Institucionet do të bënin shkelje më të mëdha, mirë që i mbajtën, por aty nuk ekziston një atmosferë e mjaftueshme për të krijuar institucione demokratike që më pas do të qeverisnin”, ka thënë ai.
Sipas tij, këto institucione që prodhohen nga këto zgjedhje nuk gëzojnë legjitimitet.
“As që do të duhej të ishte tendencë e komunitetit tonë që përmes tyre të ushtronin pushtet, sepse nuk ushtrohet pushtet me 2 por 3-4 për qind të votës. Askush nuk mund të thotë që këta kryetarë janë jolegalë, por gjithkush mund të thotë që të njëjtit janë jo-legjitim. Duhet t’i shohim si hap i përkohshëm, derisa të vijmë deri te një palë zgjedhje ku do të marrë pjesë komuniteti serb”, shtoi Hoxha.
Po ashtu, Hoxha ka theksuar se për të ishte çudi e madhe se si brenda procesit të Ohrit, ku u proklamua një marrëveshje e madhe normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk është diskutuar gjëja më elementare, që sipas tij është pjesëmarrja e serbëve në institucione.
“Ky mosdiskutim tregon për problemet e kësaj marrëveshje dhe problemet në procesin e implementimit. Këtu ka dy qasje të cilat do të kundërvihet, e para është ajo kosovare e cila thotë që institucionet e Kosovës janë të pavarura dhe integrimi duhet të ndodhë sipas një rregullimi tonë dhe është qasje e Serbisë e cila do të thotë jo ky integrim do të bëhet sipas një marrëveshje”, ka thënë Hoxha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje