LAJMI I FUNDIT:

Sveçla nga ura e Ibrit: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Sveçla nga ura e Ibrit: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte në orët e vona ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook të realizuara gjatë qëndrimit të tij në pjesën veriore të Kosovës ku nesër do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Një ditë para zgjedhjeve në veri, ministri Sveçla ka shkruar se tashmë se ajo pjesë e Republikës së Kosovës frymon ndryshe.

“Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar ministri Sveçla, transmeton Telegrafi.


Ministri i MPB-së, në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministri Bujqësisë, Faton Peci dhe deputeti Armend Muja.

Nesër në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Për këtë proces, institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet.

Ndërkohë Lista Serbe ka vendosur që të bojkotojë këto zgjedhje, gjë për të cilën edhe është kritikuar shumë nga ndërkombëtarët.

BE në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur zhgënjimin për faktin se Lista Serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale. /Telegrafi/