LAJMI I FUNDIT:

Radoiçiq, Lista Serbe e Dodik, Peci: Maskaradë e dështuar e idesë “Serbi e madhe”

Radoiçiq, Lista Serbe e Dodik, Peci: Maskaradë e dështuar e idesë “Serbi e madhe”

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka komentuar prezencën e përfaqësuesve të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit dhe Millorad Dodikut me rastin e prezantimit të kapaciteteve të ushtrisë serbe në Aeroportin e Batajnicës.

Peci, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se krejt kjo është një maskaradë e idesë së “Serbisë së madhe”.

Sipas tij, këto ide të tilla kanë dështuar kaherë, edhe kur Serbia ishte ushtarakisht më e fortë se që është tani.


“Beogradi paska zgjedhur sot që në prezantimin e kapaciteteve të ushtrisë së Serbisë të ftoj Dodikun e Republikës Serbe dhe Listën Serbe. Mirëpo, krejt kjo në fund të fundit është një maskaradë e idesë së ‘botës serbe’ apo Serbisë së madhe, e cila në kohen e Millosheviqit dështoi edhe pse ishte shumë herë më e fuqishme ushtarakisht se sa tani në raport më fqinjët e saj.

Këtë besoj se e ka kuptuar edhe populli serb, i cili e di fort mirë se ushtria serbe nuk mund ta kalojë asnjë metër përtej kufijve të Serbisë”, ka shkruar ai.

Në Serbi sot u mbajtën stërvitjet ushtarake, në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me tensione.

Rritja e arsenalit ushtarak të Serbisë ka rritur shqetësimet në mesin e disa shteteve fqinje, që kanë shprehur frikën se mund të kërcënohet paqja e brishtë në rajonin që ishte mbërthyer nga luftëra të përgjakshme në vitet ’90.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, shtet që ka shpallur pavarësinë më 2008. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori