LAJMI I FUNDIT:

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe policia në kërkim

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe policia në kërkim
Foto: Arkiv/Ilustrim

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç, në Zubin Potok. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, një person me inicialet S.R të shtunën rreth orës 08:40 ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij, P.R të premten rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.


Krasniqi tha se ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit.

Andaj, siç tha Krasniqi policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në orën 13:20 kanë shkuar edhe tre zhytës, ndërsa kërkimi ende është duke vazhduar.

“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P.R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupç. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës. Kërkimi është duke vazhduar”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori