LAJMI I FUNDIT:

City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan

City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë, pasi gjermanit i skadon kontrata me kampionin në fuqi të Anglisë.

Te City tanimë janë dorëzuar për ta mbajtur Gundoganin në skuadër, pasi gjermani ka refuzuar disa oferta për rinovimin e kontratës.


Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se e kanë gjetur atë te rivali i Ligës Premier, Chelsea.

Mateo Kovacic është objektivi kryesor i Manchester City për repartin e mesfushës si zëvendësuesi adekuat i Gundogan.

Menaxherët e futbollistit kanë udhëtuar drejt Londrës dhe e kanë njoftuar Chelsean se duan ta largojnë klientin e tyre në verë nga Stamford Bridges.

Te Chelsea nuk janë kundër largimit të kroatit dhe tanimë i kanë bërë të qartë menaxherëve të lojtarit se duan 30 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

‘Misioni fshesa’ i Boehly - Chelsea do të shesë tetë lojtar, nuk mungojnë as yjet e ekipit në listë
Lexo po ashtu ‘Misioni fshesa’ i Boehly - Chelsea do të shesë tetë lojtar, nuk mungojnë as yjet e ekipit në listë

28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024, derisa që pesë vite është pjesë e klubit londinez.

Kovacic këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Chelseat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori