Toleranca ndaj dallimeve fetare, etnike dhe atyre kulturore e racore dhe gjinore, mbetet një nga shtyllat kryesore të besimit islam, thotë për Radion Evropa e Lirë, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.
Ai thekson se respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga parimet themelore të islamit si fe.
“Ata që thirren në emër të fesë, thirren në emër të islamit, kudo që jetojnë, ata për bazë duhet të kenë fjalët e Zotit dhe jo fjalët e njerëzve”.
“Nëse thirremi në fjalët e Zotit, ajetet kuranore, atëherë ne kemi obligim të njihemi mes vete, të respektohemi – e në veçanti në shoqëritë multietnike, multikonfesionale siç është Maqedonia e Veriut – që ne të bisedojmë, po pse jo edhe të debatojmë me njëri-tjetrin me urtësi, me çka do t’i nxjerrim në pah dhe ndajmë së bashku vlerat e përbashkëta që i kemi”, thotë Ismaili.
Sipas tij, fokusi duhet të vendoset te gjërat që i bashkojnë dhe assesi te gjërat që i ndajnë njerëzit.
Ndërkaq, përzgjedhja e fesë thotë se është çështje personale e gjithsecilit.
“Unë do ta respektoj mendimin tënd dhe ti do ta respektosh mendimin tim”, thotë myftiu Ismaili, duke ua uruar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Maqedonia e Veriut në fund të listës së vendeve evropiane për tolerancë ndaj refugjatëve
Ndryshe, Studimi Shoqëror Evropian që për herë të parë realizohet edhe në Maqedoninë e Veriut nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko – Juridike në kuadër të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, ka nxjerrë në pah se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më pak tolerante ndaj kulturave të tjera, përkatësisht të huajve.
“Në pyetjen që ka të bëjë me tolerancën, gjegjësisht mosdiskriminimin, përkatësisht sa qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta kishin përshkruar veten si pjesë e diskriminuar e këtij vendi, Maqedonia e Veriut rangohet kah mesi, do të thotë këtu shihet një sensibilizim apo relaksim i marrëdhënieve ndëretnike në mes qytetarëve të vendit”.
“Por, sa i përket respektimit të dallimeve ndaj të tjerëve, në këtë rast ndaj migrantëve – kemi pasur gjashtë pyetje, nëse do t’i pranonin dallimet e migrantëve që i përkasin një race më ndryshe – rezultatet nxorën në pah se Maqedonia e Veriut është një nga shtetet në rajon dhe Evropë me qëndrime ksenofobe ndaj refugjatëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Driton Maliqi, profesor universitar pjesë e këtij hulumtimi.
Si shkaqe që kanë çuar Maqedoninë e Veriut në fund të listës së vendeve evropiane më pak tolerante, përmend ksenofobinë dhe qasjen konservative.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë ksenofobi ndaj të huajve, në rastin konkret ndaj refugjatëve. Duke pasur parasysh se vendi cilësohet si vend post-komunist, me një ekonomi në zhvillim e sipër – si pikë e parë është ndjenja e kërcënimit kulturor, që në vete ngërthen barrierat kulturore. Pastaj është kërcënimi real, pasi qytetarët e vendit mendojnë se vendet e tyre të punës mund të zëvendësohen nga refugjatët. Këtu kemi dhe narracionin ndaj refugjatëve që i portretizon si të rrezikshëm”, thotë Maliqi.
Ai nënvizon se Maqedonia e Veriut si shtet mbetet në grupin e njëjtë me vendet që kanë politika kundër migrantëve siç është Çekia, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia.
Para Maqedonisë së Veriut si shtete më tolerante ndaj të huajve radhiten Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk ishin pjesë e këtij hulumtimi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar