Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke treguar edhe rolin kyç që e ka pas Bashkësia Islame para dhe pas lufte.
“Sot në ditën e Fitër Bajramit erdhëm te myftiu Tërnava që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vie pas muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, me të cilën qytetarët kanë treguar besim, solidaritet…Myftiu na tregoi se sa shumë është rritur solidariteti te njeriu gjatë këtij muaji. U dëshiroj festë të gëzuar e çaste të lumtura të gjithë besimtarëve. Zoti ua bëftë kabull të gjithë agjëruesve. Me myftiun Tërnava njihemi që nga vitet e 90-ta. Që nga paslufta 37 hoxhallarë i kemi dëshmorë”, ka thënë Kurti.
Tërnava po ashtu tha se si BIK do t’i përkrahin të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.
“Besojmë kryeministër edhe në ditë më të mira dhe sigurisht që do t’i përkrahim proceset që çojnë në një ardhmëri më të mirë të vendit tonë. Bashkësia Islame nuk do të jetë pengesë e proceseve, derisa e sheh që çdo po shkon mirë”, ka thënë Tërnava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare