LAJMI I FUNDIT:

Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë nën drejtimin e kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

Ceremonia vazhdojë me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.


Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. /Tch/Telegrafi/