LAJMI I FUNDIT:

Një shpërthim i fuqishëm dridh qytetin rus Belgorod – hapet një krater 20-metërsh në tokë

Një shpërthim i fuqishëm dridh qytetin rus Belgorod – hapet një krater 20-metërsh në tokë

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin rus Belgorod, ka krijuar një krater me diametër prej 20 metrave në oborrin e një objekti.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka konfirmuar incidentin duke mos treguar shkakun që e shkaktoi shpërthimin.

Sky News shkruan se Gladkov ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

“Kryetari Valentin Demidov, shefi rajonal për siguri Yevgeny Vorblov dhe të gjithë punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Gladkov në Telegram – duke premtuar se më vonë do të japë detaje.

Ukrainasit  hedhin bombën mbi mjetet e blinduara ruse, ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm
Lexo po ashtu Ukrainasit  hedhin bombën mbi mjetet e blinduara ruse, ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm

Nga shpërthimi janë dëmtuar disa vetura, e një prej tyre ka “fluturuar” në kulmin e një shtëpie.

Banorët lokale kanë bërë të ditur se para se të dëgjonin një fishkëllime e fuqishme, është parë një objekt i paidentifikuar që u rrëzua dhe shpërtheu.

Belgorodi gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainë, dhe është një prej rajoneve që forcat ukrainase vazhdimisht tentojnë ta godasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?

Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?

Botë
Autoritetet gjermane japin detaje rreth “konfiskimit më të madh të drogës së klasit A që Evropa ka parë ndonjëherë”

Autoritetet gjermane japin detaje rreth “konfiskimit më të madh të drogës së klasit A që Evropa ka parë ndonjëherë”

Botë
Si dhe pse përplasen tufat e shpendëve me aeroplanët?

Si dhe pse përplasen tufat e shpendëve me aeroplanët?

Botë
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Botë
Festimet e Kurban Bajramit – imazhe nga disa vende të botës

Festimet e Kurban Bajramit – imazhe nga disa vende të botës

Botë
Kalo në kategori