Debati në Kuvendin e RMV-së për korridoret, nuk pranohet asnjë amendament
![Debati në Kuvendin e RMV-së për korridoret, nuk pranohet asnjë amendament](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/08/Komisionet-ne-Kuvend-780x439.jpg)
Pushteti do t’i japë gjashtë muaj në total investitorit dhe realizuesit të Korridorit 8 dhe 10D për të shfrytëzuar lëndët e para minerale, edhe pas përfundimit të projektit. Kjo është tre muaj më shumë se sa afati aktual që është në fuqi. Ndryshimet do të bëhen përmes ligjit për lëndët e para minerale për të cilin vazhdoi edhe sot debati në Kuvend.
“Kur të ndërtohet autostrada ose një seksion i caktuar, nuk e di si është marrëveshja sepse nuk e kemi parë, për çfarë i duhen tre muaj plotësues investitorit dhe realizuesit t’i ketë këto lëndë të para minerale? Nuk bëhet fjalë vetëm për një vend të zbuluar me lëndë të para minerale. Në këtë rrugë mund të ketë shumë të tilla, nuk e dimë sa janë sepse nuk janë definuar askund. D.m.th. investitori mund të gërmojë ku të dojë dhe të marrë licenca për ta bërë këtë”, tha Zdravko Trajanov, OBRM-PDUKM.
Opozita u përpoq ta ndryshojë këtë propozim me amendament. Një amendament të ngjashëm kishte edhe deputeti nga partitë e koalicionit të shumicës Lupço Ballkovski. Të dy u hodhën poshtë. Shumica vlerëson se duhet të krijohen të gjitha kushtet për një punë më të shpejtë edhe efikase.
“Gjithë këtë ne si deputetë e bëjmë që të jemi më efikas dhe në një mënyrë ta ndihmojmë qeverinë sepse në të kaluarën realisht kemi pasur shumë probleme me realizimin e projekteve të tilla të cilat, do ta theksoj se kanë qenë shumë pak efikase dhe na kanë marrë shumë kohë për realizim”, u shpreh Rina Ajdari, deputete e BDI-së.
Opozita nuk beson në qëllimet e mira të pushtetit pa e parë marrëveshjen mes shtetit dhe Behtel Enkës për ndërtimin e autostradave.
“Kjo nuk është punë e Zotit që t’u besojmë. Ligji juaj special nuk është as Bibla as Kurani. Unë kam shumë dilema edhe pse nuk jam ekonomist dhe kam pritur që edhe ju t’i ndani dilemat me ne dhe të intervenojmë aq sa mundemi në anulimin e tyre”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, OBRM-PDUKM.
“Nëse këto tetë ligje që janë për momentin nuk miratohen nuk është fundi i botës. Pra, ndërmarrja “Bechtel Enka” në 22 të këtij muaji do të fillojë me ndërtimin e Korridorit 8 mirëpo do të prolongohen punët dhe ndërtimi i autostradës dhe segmenteve do të kushtojë më shtrenjtë”, tha Bedri Fazli, BDI.
Gjithsej në procedurë janë tetë ligje të cilat parashikojnë lehtësimin e procedurave administrative për realizuesin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re