Prokuroria Speciale ka arrestuar të mërkurën, Nagip Krasniqin – drejtor i KEK-ut, nën dyshime për korrupsion.
Lidhur më këtë arrestim ka reaguar ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
“Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook.
Derisa anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi që është edhe ekspert i energjisë ka deklaruar se zhvillime i kanë konfirmuar shqetësimet që ka ngritur partia opozitare për “dallaveret e shumta në sektorin e energjisë.”
“Derisa gati nëntë muaj më parë, blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë, siç ishte thënë, për shkak të një rreziku nga shpërthimi, është e pakuptueshme shtyrja e vazhdueshme e remontit të këtii blloku. Kjo gjë i ka kushtuar Kosovës miliona euro, për të cilat tani po paguajmë me ngritje të çmimit të energjisë”, u shpreh Azemi në postimin e tij në Facebook.
Ai ka përmendur edhe arsyetimet nga zyrtarët më të lartë të shtetit për këtë skandal.
“Siç duket kjo situatë iu duhej për t’iu mundësuar blerja e rrymës prej kompanisë ku operonte Martin Berishaj”, u shpreh Azemi.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie “Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit