Bayern Munich – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i çerekfinales së Ligës së Kampionëve
![Bayern Munich – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i çerekfinales së Ligës së Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/bayern-vs-man-city-3-780x439.jpg)
Bayern Munichu dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila vlen për një vend në gjysmëfinale.
Bavarezët janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e vlefshëm për çerekfinale dhe presin ndihmën e tifozëve për t’u rikthyer nga ‘eliminimi’ pasi humben 3-0 ndeshjen e parë në Etihad.
Vendi: Allianz Arena
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Bayern Munich
Manuel Neuer dhe Lucas Hernandez mungojnë në ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn, ndërsa Eric Choupo-Moting është një dyshim për Bayernin.
Pas një paraqitjeje të dobët kundër Cityt në Etihad, Dayot Upamecano mund të largohet nga formacioni titullar, me Benjamin Pavard që mund të jetë partner i Matthijs de Ligt në zemër të mbrojtjes.
Mbetet për t’u parë nëse Sadio Mane do të luajë ndonjë rol pas sherrit të tij me Leroy Sane.
Man City
Phil Foden është rikthyer në stërvitje pasi i është hequr apendiksi muajin e kaluar, por mund të mos jetë i përshtatshëm për t’u paraqitur në këtë ndeshje.
Pep Guardiola mund të shkojë me të njëjtën 11-she që mori fitoren 3-0 në ndeshjen e parë ndaj skuadrës gjermane.
Fakte
Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Bayern Munichut në të gjitha garat.
Manchester City ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat.
Bayern Munichu ka tri humbje nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Analizë
Bayern ka qenë i paqëndrueshëm që kur Thomas Tuchel mori drejtimin, duke fituar dy dhe duke humbur dy nga pesë ndeshjet nën drejtimin e ish-trajnerit të Chelseat. Ata humbën pikë në garën për titull gjatë fundjavës, pasi barazuan 1-1 me Hoffenheim, megjithëse kanë ende një epërsi dy pikë ndaj Borussia Dortmund.
Manchester City siguroi një fitore 3-1 ndaj Leicesterit për të qëndruar i nxehtë në garën me liderët e ligës, Arsenalin. City tani ka fituar 10 ndeshje në të gjitha garat, dhe nuk ka humbur që nga humbja 1-0 në Tottenham në fillim të shkurtit.
Formacionet e mundshme
Bayern Munich: Sommer; Cancelo, Pavard, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Sane; Gnabry;
Man City: Ederson; Akanji, Dias, Ake; Silva, Stones, Rodri, Grealish; Gundogan, De Bruyne; Haaland;
Parashikimi: Bayern Munich 1-2 Man City
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e ‘stilit Tonali’ për transferimin e Gudmundsson](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Albert-Gudmundsson-380x233.jpg)
Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e ‘stilit Tonali’ për transferimin e Gudmundsson
![Zbulohen detajet e kontratës, sa do të fitoj Matthijs de Ligt pas transferimit te Man Utd](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-62-380x233.jpg)
Zbulohen detajet e kontratës, sa do të fitoj Matthijs de Ligt pas transferimit te Man Utd
![Lamine Yamal zgjedh numrin e ri të fanellës te Barcelona – është ende i zënë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lamine-yamal-3-380x233.jpg)
Lamine Yamal zgjedh numrin e ri të fanellës te Barcelona – është ende i zënë
![Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që ai dështoi për ta fituar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-92-380x233.jpg)
Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që ai dështoi për ta fituar
![Real Madridi synon transferimin e yllit anglez, Bellingham e ndihmon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/anglia-4-380x233.jpg)
Real Madridi synon transferimin e yllit anglez, Bellingham e ndihmon
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë
![Man City pritet ta prezantojë sot transferimin e sensacionit të La Ligas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/girona-la-lig-1-380x233.jpg)
Man City pritet ta prezantojë sot transferimin e sensacionit të La Ligas
![Man Utd rrëmben objektivin e Real Madridit, arrin marrëveshje për transferimin e Leny Yoros](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/leny-yoro-1-1-380x233.jpg)
Man Utd rrëmben objektivin e Real Madridit, arrin marrëveshje për transferimin e Leny Yoros
![Anëtari i ri i stafit që po luan rol kyç në ditët e para të Hansi Flick te Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/flick-barcelona-380x233.jpg)
Anëtari i ri i stafit që po luan rol kyç në ditët e para të Hansi Flick te Barcelona
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Oyarzabal dhe Merino shpallen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/merino-380x233.png)
Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë
![Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-mbappe-1-380x233.png)
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit
![Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-2-380x233.jpg)
Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?
![Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vincent-380x233.jpg)
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë
![Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jd-vance-trump-1-380x233.jpg)
Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë