Lufta në Ukrainë është larg nga më vdekjeprurësja. Në të gjithë botën, njerëzit vdesin çdo ditë në konflikte të përgjakshme dhe pasojat që lënë pas.
Një nga shembujt më të tmerrshëm vjen nga Sudani dhe Etiopia, ku në këto dy vende ende po vazhdojnë luftëra të tmerrshme.
Në përleshjet mes ushtrisë sudaneze dhe forcave kryesore paraushtarake të vendit, çdo ditë po humbin jetën njerëzit.
Luftimet kërcënojnë të destabilizojnë vendin e tretë më të madh të Afrikës dhe rajonin më të gjerë dhe janë dy fajtorë kryesor, transmeton Telegrafi.
Shefi i ushtrisë lufton shefin e milicisë për kontrollin e Sudanit, raporton theeconomist.
Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, sundimtari “de fakto” i Sudanit, drejton një juntë ushtarake që vazhdon të vonojë dorëzimin e premtuar të pushtetit tek civilët.
Mohammad Hamdan Dagalo (i njohur më mirë si “Hemedti”), drejton njësitin paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, i cili më parë ka kryer gjenocid në Darfur.
Ndërsa vëmendja përqendrohet në rivalitetin mes këtyre dy gjeneralëve, konfliktet në pjesën tjetër të botës po bëhen më të vështira për tu zgjidhur.
Lufta më e përgjakshme e vitit të kaluar mund të mos jetë në Ukrainë, pasi nuk kemi asnjë statistikë zyrtare.
Në fakt, në Etiopi ka ende përleshje mes dy forcave legjitime dhe një grupacioni famëkeq, megjithëse ishte arritur një armëpushim në nëntor të vitit të kaluar.
Kështu mendon ish-drejtori i përgjithshëm i Human Rights Watch, Kenneth Roth, i cili deklaron se lufta më vdekjeprurëse e vitit të kaluar mund të jetë ajo e Etiopisë dhe jo e Ukrainës.
“Lufta më e përgjakshme në botë vitin e kaluar nuk ishte në Ukrainë, por në Etiopi. Në konfliktin mes grupit famëkeq, Tigray dhe forcave etiopiane dhe eritreane, numri i njerëzve të vdekur llogaritet të jetë rreth 600 mijë. Asnjë statistikë e luftës në Ukrainë nuk i afrohet kësaj shifre”, shkroi Roth në Twitter.
“The bloodiest war in the world last year was not in Ukraine but in Ethiopia.” In the conflict in Tigray against Ethiopian and Eritrean forces, deaths were estimated “at 600,000 between 2020 and 2022. No estimate for Ukraine is as high.” https://t.co/UjfHIjaa4I
— Kenneth Roth (@KenRoth) April 18, 2023
Kujtojmë se konflikti shpërtheu në vitin 2020, kur kryeministri, Abiy Ahmed Ali i shpalli luftë Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray, i cili kishte guxuar të sfidojë autoritetin e qeverisë në rajonet veriore të vendit.
Dhuna shpejt u përhap kur milicët e Amharës dhe trupat eritreane u bashkuan me anën e qeverisë etiopiane.
Ndërkohë, numri i njerëzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre shkaku i konflikteve në shumë vende të botës është dyfishuar në dekadën e fundit, në rreth 100 milionë, vlerëson organizata joqeveritare “International Rescue Committee”.
Që nga viti 1945, konfliktet janë zhvilluar në tre valë të njëpasnjëshme.
Së pari, njerëzit në kolonitë evropiane luftuan për pavarësinë e tyre. Pastaj, grupet rivale luftuan për kontrollin e këtyre shteteve të reja të pavarura.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, numri i luftërave u zvogëlua drastikisht. Gjithashtu u zvogëlua edhe numri i vdekjeve në luftë.
Por, pas vitit 2011 erdhi vala e tretë dhe numri i luftërave dhe vdekjeve u rrit.
Pranvera Arabe i vuri flakën Lindjes së Mesme, një formë e re e xhihadizmit u përhap në të gjithë botën myslimane dhe Vladimir Putin ringjalli imperializmin rus.
Shumica e konflikteve të armatosura moderne janë më të vështira për t’u kuptuar se sa ai në Ukrainë.
Këto janë zakonisht luftëra civile, megjithëse shumë prej tyre përfshijnë ndërhyrje të huaja. Ato janë kryesisht në shtetet e varfra, si në Sudan e Etiopi.
Ato shkaktojnë miliona vdekje, por numri i saktë është i vështirë për t’u vlerësuar. Shumë më shumë viktima vdesin nga uria ose sëmundjet e shkaktuara nga lufta sesa nga plumbat.
Sa më të gjata luftërat, aq më gjatë qëndrojnë në pushtet kriminelët.
Në Sudan, për shembull, vështirë se dikush është gjykuar për masakrat masive gjatë luftërave të ndryshme të vendit, as për përdhunimet masive, as për skllavërimin e përhapur të afrikanëve me ngjyrë.
Gjenerali Burhan dhe “Hemedti” premtuan se do të dëgjonin kërkesat e popullit për drejtësi pas rrëzimit të ish-diktatorit, Omar al-Bashir, i cili që atëherë është dënuar për korrupsion.
Ata vetë nuk dihet nëse ndonjëherë do t’ua dorëzonin frenat civilëve, siç supozohej të bënin javën e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025