LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi thotë se është i mësuar me presionin: E mposhtim edhe njëherë Benficën

Inzaghi thotë se është i mësuar me presionin: E mposhtim edhe njëherë Benficën

Interi do të përballet me Benficën të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Neroazzurët kanë marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë me rezultat 0-2 dhe do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar tutje.


Trajneri i Interit, SImone Inzaghi ka thënë se do ta mposhtin klubin portugez edhe në ndeshjen e kthimit për të kaluar në gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane për klube.

“Kemi luajtur pjesën e parë me Benficën dhe na pret një pjesë e dytë mjaft e vështirë. Nuk do të rrimë të presim, për të mbrojtur avantazhin e dy golave, por do të kërkojmë të mbyllim llogaritë sa më shpejt”.

“Situata në kampionat është e vështirë, por unë jam mësuar me presionin dhe jam i bindur që do të nxjerrim më të mirën tonë”, tha trajneri zikaltër.

Inzaghi është ndalur të flas edhe për krizën që i ka kapluar sulmuesit e Interit, pasi ata përpos që nuk po shënojnë prej kohësh po humbasin edhe raste të pastra shënimi.

Drejtori i Interit, Marotta konfirmon takimin me Barcelonën për të diskutuar transferimet
Lexo po ashtu Drejtori i Interit, Marotta konfirmon takimin me Barcelonën për të diskutuar transferimet

“Unë kam qenë vetë sulmues dhe shqetësohesha vetëm kur nuk krijonim raste. Sulmuesit tanë janë të pafat kohët e fundit, por rastet po krijohen dhe herët e vonë, edhe ata do të rikthehen të shënojnë rregullisht”, u shpreh trajneri italian.

Inter dhe Benfica takohen të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza dhe dy skuadrat duan kalimin në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori