LAJMI I FUNDIT:

Kepa i bindur se mund ta eliminojnë Realin: I mposhtim edhe me penallti

Kepa i bindur se mund ta eliminojnë Realin: I mposhtim edhe me penallti

Chelsea sonte e pret Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu, ishin Los Blancos që triumfuan me rezultat komod 2-0, por shpresat për rikthim janë te Chelsea.


Portieri spanjoll i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është i bindur se skuadra e tij mund ta bëj përmbysjen e madhe ndaj gjigantit të La Ligas.

“Le të shpresojmë se mund t’i mposhtim ata. Situata vitin e kaluar në ‘Santiago Bernabeu’, kur ne po fitonim 3-0, kështu që padyshim që nuk ishte e lehtë dhe ishte një ëndërr. Ne nuk ia dolëm në fund, por kjo tregon se mund t’ia dalim”.

“Ndihesha si një kauzë e humbur sezonin e kaluar dhe rikthimi nuk ishte i lehtë. Kjo tregon se ne duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe t’i bëjmë hap pas hapi. Ne nuk duhet të mendojmë për të fituar 3- 0, por të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Ata kanë aftësi të ndryshme”, deklaroi portieri spanjoll.

Tutje Kepa ka thënë se shpreson që ndeshja së paku të shkoj në penallti edhe pse nuk e kanë menduar shumë një gjë të tillë.

Kepa Arrizabalaga bëhet lojtari i parë i Chelseat që flet publikisht për hyrjen e Todd Boehlyt në zhveshtore, pas humbjes nga Brightoni
Lexo po ashtu Kepa Arrizabalaga bëhet lojtari i parë i Chelseat që flet publikisht për hyrjen e Todd Boehlyt në zhveshtore, pas humbjes nga Brightoni

“Ne nuk kemi menduar shumë për penalltitë për këtë ndeshje. Jemi duke u fokusuar në fusha të tjera. Nëse arrijmë atje, dimë gjithçka. Kemi sulmues të mirë në këtë fushë. Ata janë duke stërvitur penalltitë gjatë javëve, jo vetëm sot ose dje”.

“Shpresojmë që të arrijmë në penallti, kjo do të thotë se fitojmë 2-0. Ne kemi nevojë për paraqitje më të mira se ajo që patëm në ‘Santiago Bernabeu’. Ne duhet të kontrollojmë më mirë kundërsulmet, të kalojmë më shumë kohë me topin dhe të krijojmë më shumë raste dhe të shënojmë gola. Ne duhet të jemi më klinikë në të dyja fushat. Ky do të jetë çelësi”, u shpreh Kepa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori