LAJMI I FUNDIT:

Shpërtheu në lot pas zëvendësimit që gaboi te goli i Sassuolos, Allegri i del në mbrojtje Fagiolit

Shpërtheu në lot pas zëvendësimit që gaboi te goli i Sassuolos, Allegri i del në mbrojtje Fagiolit

Juventusi është mposhtur në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 1-0, humbje që i largon ata edhe më shumë nga pozitat që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Deri te kjo humbje erdhi kur talenti i Juventusit, Nicolo Fagioli nuk e largoi një top mirë nga zona dhe Defrel realizoi për 1-0.


Vetëm dy minuta më vonë mesfushori u largua nga loja, teksa shpërtheu në lot në bankën rezervë.

“Reaguam vetëm pas një ore lojë të shëmtuar, në një ndeshje që ishte ndoshta më e rëndësishmja për renditjen, deri në këtë pjesë të sezonit”.

“Dy humbje radhazi nuk na çojnë askund, por mesa duket është edhe faji im për këtë, sepse ndoshta euforia në disa raste na ka bërë të harrojmë se ku ndodhemi”, tha Allegri.

Juventusi mposhtet nga Sassuolo, xhiron e ardhshme e zhvillon derbin
Lexo po ashtu Juventusi mposhtet nga Sassuolo, xhiron e ardhshme e zhvillon derbin

Trajneri italian foli edhe për lotët e Fagiolit, duke thënë se ai duhet të qëndroj i qetë pasi të gjithë bëjnë gabime.

“Nicolo thjesht duhet të rrijë i qetë, pasi të gjithë bëjmë gabime dhe mbi të gjitha nuk ishte ai përgjegjësi për humbjen tonë. E gjithë skuadra ishte jashtë loje, jashtë skemave, gabuam shumë, por tani duhet të nisim të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pasi kemi ende rrugë për të bërë”.

“Fatmirësisht, disa sinjale pozitive morëm nga Chiesaa, por edhe nga Pogba që janë gati për t’u rikthyer dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë alternativa, duke nisur nga ndeshja e Ligës së Ecropës me Sportingun e Lisbonës, ku kemi një rezultat të ndeshjes së vajtjes për të ruajtur dhe për t’i dhënë vazhdimësi, për të arritur gjysmëfinalet e turneut”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori