LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton sërish ndaj Yllit, një hap afër finales

Peja fiton sërish ndaj Yllit, një hap afër finales

Peja ka bërë një hap të madh drejt finales. Pejanët në udhëtim kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 76:86 (18:26, 18:19, 18:21, 22:20), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen me një seri 8:0, por kundërpërgjigja e mysafirëve ishte e jashtëzakonshme me seri 1:18, për epërsinë 9:18, ndërsa çerekun e parë e fituan 18:26.


Therandasit sërish për mrekulli e nisën periudhën e dytë, me seri 10:0 për të kaluar në epërsi 28:16 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, por në fund pejanët u shkëputën për të shkuar në pushim me shifrat 36:45.

Në periudhën e tretë, skuadra pejane arriti shkëputjen më të madhe që shkoi në 16 pikë, 43:59, ndërsa kampionët aktualë, ashtu si në dy çerekët e parë edhe në këtë pjesë shënuan 18 pikë, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 54:66.

Ylli tentoi deri në fund rikthimin, por nuk ia arriti qëllimi dhe Peja triumfoi 76:86.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Brad Waldow me 33 pikë e 16 kërcime.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën në Pejë, ndërsa skuadra me tri fitore kalon në finale.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Sport

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori