Dy persona mbetën të plagosur sot rreth orës 01:15 në Durrës, nga një mosmarrëveshje e cila nisi në rrjetin social TikTok.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se personi 25-vjeçar me inicialet K. M, pas një bisede telefonike me një person tjetër M.V ka debatuar dhe më pas kanë lë takim për tu sqaruar.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari K.M me të arritur në vendngjarje ka gjuajtur me plumba duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.
“Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushëri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V. Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij J. V., A. H., shok i përbashkët i tyre, ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M. Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë. Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, grupi hetimor në bashkëpunim me prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë në njoftim thuhet se “Nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente, ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari me qëllim kapjen e tij”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë