LAJMI I FUNDIT:

NBA e ndëshkoi ashpër Dallasin për humbjen e qëllimshme ndaj Chicagos

NBA e ndëshkoi ashpër Dallasin për humbjen e qëllimshme ndaj Chicagos

NBA gjobiti Dallas Mavericksin me 750,000 dollarë për rrezikimin e integritetit të sportit, pra qëllimin për të humbur një ndeshje.

NBA nisi një hetim pas ndeshjes mes Chicago Bulls dhe Dallas që u luajt më 7 prill.


Në atë kohë, Dallas kishte ende një shans për t’u kualifikuar në play-off, por ata shkuan në lojë pa pesë lojtarë të rëndësishëm dhe Luka Doncic luajti vetëm 12 minuta. Mavericks e humbën atë ndeshje me rezultat 115:112.

Për shkak të dyshimit se Dallas qëllimisht pushoi lojtarët më të mirë për të pasur një pozicion më të mirë në draft, NBA nisi një hetim, pas së cilës Dallas u gjobit me 750,000 dollarë.

“Mavericks shkelën rregullat e ligës për pushimin e lojtarëve dhe ata e treguan këtë duke bërë deklarata publike që tregonin se donin të humbnin ndeshjen për të rritur shanset e tyre për të qenë në një pozicion më të mirë në raundin e parë të draftit të 2023”, thuhet në deklaratën e ligës .

Për rastin ka folur edhe Joe Dumars, zëvendëspresident ekzekutiv i NBA.

“Vendimi i Dallasit për të pushuar lojtarët kryesorë në ndeshjen vendimtare kundër Chicagos komprometoi integritetin e sportit. Veprimet e Dallas dështuan si tifozët ashtu edhe ligën”, ka thënë Joe Dumars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori