LAJMI I FUNDIT:

U përfshi nga zjarri hyrja e një ndërtese në Prishtinë, nuk ka të lënduar

U përfshi nga zjarri hyrja e një ndërtese në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Hyrja e një ndërtese në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, u shpreh Ahmeti për Telegrafin.


Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale shihet se zjarri kishte përfshirë gjithë hyrjen e ndërtesës./Telegrafi/