LAJMI I FUNDIT:

BE-ja thotë se do të pasojnë akuza për krime lufte nëse verifikohet videoja e ekzekutimit brutal të ushtarit ukrainas

BE-ja thotë se do të pasojnë akuza për krime lufte nëse verifikohet videoja e ekzekutimit brutal të ushtarit ukrainas

Bashkimi Evropian ka sugjeruar se do të ngrihen akuza për krime lufte kundër ushtarëve rusë që supozohet se janë filmuar duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas, nëse verifikohen pamjet e incidentit.

Bëhet fjalë për një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në të cilën duket se shfaqet një ushtar duke mbajtur një thikë dhe duke i prerë kokën një burri që thuhet se është një i burgosur lufte ukrainas, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Massrali tha: “Nëse konfirmohet, është një kujtesë tjetër brutale për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”.


Reagon Zelensky, pas publikimit të pamjeve që tregojnë se si "bishat ruse" i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës
Lexo po ashtu Reagon Zelensky, pas publikimit të pamjeve që tregojnë se si "bishat ruse" i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës

Vrasja e robërve të luftës është “një shkelje shumë e rëndë e Konventës së Gjenevës”, tha ajo.

“BE përsërit angazhimin e saj të vendosur për të mbajtur para përgjegjësisë të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës”.

Ukraina u bën thirrje njerëzve që të "ndalojnë shpërndarjen" e videos që pretendon të tregojë prerjen e kokës së një ushtari ukrainas nga rusët
Lexo po ashtu Ukraina u bën thirrje njerëzve që të "ndalojnë shpërndarjen" e videos që pretendon të tregojë prerjen e kokës së një ushtari ukrainas nga rusët

Ndryshe një reagim kishte ardhur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili denoncoi të mërkurën “bishat” ruse pasi një video u shfaq në mediat sociale që pretendonte se tregonte prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.

“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha… ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do të falim vrasësit”, citohet të ketë thënë Zelensky në një mesazh në mediat sociale, duke u zotuar se do të sjellë drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Kalo në kategori