LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen babë e bir në Dibër, i riu rreh vëllanë, kunatën dhe kunatin, ndërsa i ati sulmon policinë për të penguar arrestimin

Arrestohen babë e bir në Dibër, i riu rreh vëllanë, kunatën dhe kunatin, ndërsa i ati sulmon policinë për të penguar arrestimin
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Ushtelenxhë, të Dibrës, ku një 24-vjeçar u konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë, kunatin dhe kunatën e vëllait.

Sipas policisë i riu qëlloi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj, përpara se të arrestohej nga Forcat “Shqiponja”.

Gjithashtu bëhet me dije se u procedua penalisht dhe babai i 24-vjeçarit i cili u përpoq të ndalte arrestimin e të birit duke sulmuar me sende të forta automjetin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Siguri
Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Lajme
Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Ish-sekretari i NATO-s: Ndikimi rus në Ballkan duhet të luftohet, s'duhet lejuar kthimi i dhunës i viteve '90-të në Kosovë

Ish-sekretari i NATO-s: Ndikimi rus në Ballkan duhet të luftohet, s'duhet lejuar kthimi i dhunës i viteve '90-të në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori