LAJMI I FUNDIT:

167 shoferë të gjobitur në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

167 shoferë të gjobitur në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba, nga të cilat 32 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 16 sanksione për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve.

“Janë vendosur 11 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.