LAJMI I FUNDIT:

Nëse e humbin betejën për qiellin, pasojat do të jenë shumë të rënda për Ukrainën

Nëse e humbin betejën për qiellin, pasojat do të jenë shumë të rënda për Ukrainën

Një nga zbulimet më të habitshme prej dokumenteve të klasifikuara të zbuluara është se forcave mbrojtëse ajrore të Ukrainës rrezikon t’iu mbarojë municioni brenda javësh, shkruan New York Times, gjë që mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.

Një nga dokumentet detajon se si sistemet e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike të ukrainasve S-300 do të shterohen deri më 2 maj në shkallën e tyre aktuale të përdorimit. Nuk është e qartë nëse shkalla e përdorimit ka ndryshuar që atëherë.

Pamje nga kabina e aeroplanit luftarak ukrainas, piloti: Sa i bukur është vendi ynë
Lexo po ashtu Pamje nga kabina e aeroplanit luftarak ukrainas, piloti: Sa i bukur është vendi ynë

Aeroplanët luftarakë rusë dhe bombarduesit që do të kenë më shumë opsione për të sulmuar forcat ukrainase mund të jenë një sfidë e madhe për Kievin, raportoi Times, duke cituar zyrtarë të lartë ushtarakë, citon theguardian.


Yuri Ikhnat, zëdhënës i forcave ajrore të Ukrainës, nuk komentoi në mënyrë specifike mbi informacionin, por i tha Wall Street Journal se Ukraina përballet me sfida serioze rreth furnizimit me municione sovjetike S-300.

Ukraina ripërsërit thirrjet për aeroplanët luftarakë F-16
Lexo po ashtu Ukraina ripërsërit thirrjet për aeroplanët luftarakë F-16

“Nëse e humbim betejën për qiellin, pasojat për Ukrainën do të jenë shumë të rënda”, tha ai për gazetën.

“Kjo nuk është koha për zvarritje”, shtoi ikhnat, duke u kërkuar aleatëve perëndimorë që të shpejtojnë ndihmën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori