LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj bie nga shtrati?

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj bie nga shtrati?
shutterstock

Pediatrit zbulojnë nëse duhet të shkoni menjëherë në spital dhe cila lartësi është e rrezikshme

Rënia e një fëmije nga shtrati mund të jetë e rrezikshme vetëm në këtë rast – monitoroni sjelljen.

Pothuajse çdo fëmijë ka rënë nga shtrati të paktën një herë. Frika më e madhe e prindërve është se kjo gjë u ndodh më së shumti fëmijëve që fillojnë të rrotullohen dhe të zvarriten, kurse shumica e shtretërve bashkëshortorë janë mjaft të lartë për foshnjat.


Prandaj shqetësimi dhe dyshimi më i shpeshtë është nëse në këtë rast fëmija duhet çuar menjëherë te mjeku.

Spitali “Samitivej” në Bankok (Tailandë) dha udhëzime praktike për prindërit – cilat simptoma janë një “alarm i kuq” dhe në cilën lartësi të shtratit nuk duhet lënë kurrë një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Reagimi normal pas rënies është qarja, gjëja e parë që duhet të bëni është ta qetësoni fëmijën dhe më pas të kontrolloni për lëndime të dukshme. Mos e lini të hajë ose të pijë për rreth njëzet minuta, thjesht monitoroni sjelljen e tij.

Nëse është qetësuar dhe vazhdon të luajë dhe të lëvizë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Pas 20 deri në 30 minuta duhet ta lini të hajë dhe nëse dëshiron të flejë lëreni të pushojë lirshëm.

Megjithatë, nëse foshnja është shumë e përgjumur, vjell, ka marramendje ose nuk mund të zgjohet, këto mund të jenë simptoma të një dëmtimi të trurit. Gjithashtu, nëse ka shumë ënjtje, vëreni plagë ose gjak, dërgojeni fëmijën menjëherë në spital.

Mjekët pediatër thonë se djepi i fëmijës, apo çdo shtrat tjetër ku qëndron foshnja, nuk duhet të jetë më i lartë se 120 centimetra dhe hapësirat ndërmjet kornizave nuk duhet të jenë më të gjera se gjashtë centimetra.

Nuk ekziston lartësia e sigurt e të rënit. Megjithatë, duhen dalluar dy situata të rëndësishme “lartësie”: një rënie nga një lartësi e ulët, pra nga një shtrat i zakonshëm në të cilin qëndron foshnja (zakonisht 40 deri në 60 centimetra nga dyshemeja) dhe një rënie nga një lartësi më e madhe, më shumë se një metër.

Për fat të mirë, rëniet nga një lartësi më e madhe janë jashtëzakonisht të rralla, ndoshta sepse prindërit janë shumë më të kujdesshëm kur ndërrojnë fëmijën dhe janë të vetëdijshëm se në atë rast nuk duhet të lihen vetëm. /Telegrafi/