LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ripërsërit thirrjet për aeroplanët luftarakë F-16

Ukraina ripërsërit thirrjet për aeroplanët luftarakë F-16

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë ripërsëritur thirrjet për aleatët që t’i dërgojnë vendit aeroplanë luftarakë F-16.

Në një deklaratë në Telegram, Mykola Oleshchuk, komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, tha se aeroplanët do të jenë në gjendje të “shkatërrojnë në mënyrë efektive” kërcënimet ajrore në kufijtë e vendit, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdoi duke thënë se aviacioni rus e tejkaloi numrin ukrainas “shumë herë” dhe Forcat Ajrore të Ukrainës nuk kishin forca dhe mjete të mjaftueshme, si në tokë ashtu edhe në ajër, për të mbrojtur në mënyrë efektive hapësirën ajrore.


“Me F-16 do të fitojmë epërsi ajrore, duke dobësuar ndjeshëm armikun, duke shpëtuar shumë jetë çdo ditë”, tha ai.

Oleshchuk vuri në dukje se forcat ruse po përdornin “bomba ajrore të drejtuara” përgjatë gjithë vijës së frontit.

Ai shtoi: “F-16 është i armatosur me raketa ajrore me një rreze veprimi deri në 180 kilometra”.

“Kjo do të bëjë të mundur largimin aeroplanëve të armikut nga kufijtë tanë dhe nga linja e luftimit, gjë që do të minimizojë gjasat e përdorimit të bombave ajrore të drejtuara dhe armëve të tjera me bazë ajrore”.

Anëtaret e NATO-s, Polonia dhe Sllovakia kohët e fundit filluan t’i dorëzojnë Ukrainës aeroplanë luftarakë MiG-29, derisa Kievi përgatitet për një kundërofensivë për të çliruar territorin e pushtuar nga Rusia.

Por Serhiy Holubstov, një nga komandantët më të lartë në Forcën Ajrore të Ukrainës, ka thënë se ndërsa aeroplanët luftarakë të epokës sovjetike ishin më të mirë se asgjë, ato nuk do të ishin në gjendje të kundërshtonin plotësisht forcën e madhe ajrore të Rusisë.

Washingtoni për momentin e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Evropa
Kalo në kategori