LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Prokuroria po mbledh dokumente në lidhje me rastin “Bechtel-Enka”

Joveski: Prokuroria po mbledh dokumente në lidhje me rastin “Bechtel-Enka”

Për rastin “Bechtel dhe Enka” nga institucionet kompetente kërkohet dokumentacion i caktuar, ndërsa po merren edhe mjete të tjera dëshmuese, por për momentin nuk mund të kumtohen më shumë detaje, tha sonte prokurori shtetëror Lubomir Joveski .

Në emisioni në TV Telma, Joveski përmendi se Prokuroria për të gjitha shkrimet apo komentet në media nuk është mirë menjëherë të hapë hetim. Ai tha se duhet këto dyshime të ngrihen në një nivel më të lartë që të mund të hapet procedurë sipas zërave.


“Kemi marrë konkretisht duke pasur parasysh që kërkohet dokumentacion i caktuar, po ndërmerren mjete të tjera dëshmuese. Dokumentacioni kërkohet nga institucionet kompetente. Për momentin në të cilin ndodhet lënda tani, nuk do të mund të kumtoja më shumë detaje. Prokuroria ka hapur lëndë sipas zërave lidhur me tenderët për mbikëqyrjen e autostradave. Ka hapur edhe lëndë të tjera, por duhet të pranoni se për disa lëndë nuk mund të kumtojmë detaje në opinion në pjesën e procedurës, deri ku janë lëndët”, theksoi prokurori shtetëror.

Lidhur me lëndën “pasaporta”, Joveski informon se janë ndërmarrë shumë masa, jo vetëm në kuadër të institucioneve tona, por edhe në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore. Dëshmi të caktuara, potencoi prokurori, tregojnë në keqpërdorime të caktuara në procedura.

“Duhet të pranoni se bëhet fjalë për një temë komplekse. Disa dëshmi tregojnë në abuzime të caktuara në procedura. Një pjesë e madhe e dëshmive duhet të sigurohen me ndihmë juridike ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me organet kompetente nga shtetet e tjera. Për momentin kur prokurori publik do të mbledhë dëshmi të mjaftueshme, atëherë do të hapet hetim ndaj personave konkretë. Në rastin konkret nuk mund të them se kur do të jetë, sepse pritet bashkëpunim me disa institucione nga jashtë”, nënvizoi Joveski.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori