Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti në opozitë kishte premtuar se nuk do e paguaj energjinë elektrike për katër komunat veriore por për këto dy vite ka paguar 98 milionë euro.
Bajrami në seancën e Kuvendit, ku po vazhdon debati për qeverisjen dy vjeçare, tha se ky është rezultati i punës dy vjeçare të qeverisë, asnjë punë, asnjë projekt, asnjë rrugë, asnjë çerdhe, asnjë shkollë, asnjë shtëpi për të moshuarit, zero transparencë, nepotizëm gjithë andej, ikje qytetarëve, institucione jofunksionale.
“Ju vazhdoni që mos punën ta shihni si sukses, e korrupsionin si luftë ndaj tij por tani po iu njohin të gjithë. Keni ardhur në pushtet me premtime për reforma, investime të mëdha, krijime të vendeve të punës dhe mirëqenie për të gjithë. Krejt politika juaj ekonomike është reduktuar në lëmosh, po po në lëmosh sepse në kurriz të inflacionit keni mbledh më shumë se 50 % tatime dhe i keni shpërndarë qindra miliona në mënyrë krejt uniforme duke mos qenë në gjendje t’i targetoni qytetarët në nevojë e shpesh herë edhe jashtë këtyre skemave. Zoti Kurti në opozitë kishte premtuar se nuk do e paguaj energjinë elektrike për katër komunat veriore por ka paguar për këto dy vite plotë 98 milionë euro”, tha ajo, duke shtuar se dikur thonin se do ta ulin çmimin e energjisë sepse “flemë mbi energji”, por brenda këtij viti është rritur çmimi dy herë, raporton kp.
Asaj iu ka kundërpërgjigjur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Banka zhvillimore, fondi sovran, të gjitha këto janë premtime të programit për një mandat dhe të gjitha e kanë kohën dhe procedurën dhe ato do të bëhen. Nuk mundeni me shpall të dështuar një qeveri në gjysmë mandati.. Zonja Bajrami nuk ka kontratë të dashur sikur ato që bëheshin në një kohë në Kosovë. Kjo është shumë me rëndësi sepse është standardë i ri, ka respektim të procedurave, të transparencës, të rekrutimit, të reformave në drejtësi“, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj