LAJMI I FUNDIT:

Organizatori i “Marshit për Drejtësi”: Konjufca më tha që merr pjesë në marsh, por për pjesën e fjalimit më tha “më lë ta mendoj”

Organizatori i “Marshit për Drejtësi”: Konjufca më tha që merr pjesë në marsh, por për pjesën e fjalimit më tha “më lë ta mendoj”

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë. Organizatori i saj, Ismail Tasholli ka deklaruar se ndonëse Kryeparlamentari Konjufca kishte konfirmuar pjesëmarrjen, i njëjti kishte thënë se do mendohej për pjesën e të mbajturit një fjalim.

Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli ka thënë se kishte kontaktuar personalisht me kryeparlamentarin Glauk Konjufca duke i kërkuar të njëjtit të merrte pjesë në marshin për liri me ç’rast, të mbante një fjalim publik.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tasholli ka treguar përgjigjen e Konjufcës.


​Nipi i Jakup Krasniqit: Familja e xhaxhait tim s’ka pasur ndonjë përfitim përpos vuajtjeve
Lexo po ashtu ​Nipi i Jakup Krasniqit: Familja e xhaxhait tim s’ka pasur ndonjë përfitim përpos vuajtjeve

“Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën i kam thënë  ‘zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’. Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që “me marrë pjesë do të marrë, por për me mbajt fjalimin do t’a mendojë”, ka treguar Tasholli.

Kryeparlamentari Konjufca mbështeti haptazi marshin për drejtësi në nder të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por fjalim nuk mbajti.

Marshi “Liria ka emër”, mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori