LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri brenda aeroplanit e detyroi të bëjë ulje emergjente, piloti nga Afrika e Jugut rrëfen ngjarjen – tregon edhe si reaguan pasagjerët

Gjarpri brenda aeroplanit e detyroi të bëjë ulje emergjente, piloti nga Afrika e Jugut rrëfen ngjarjen – tregon edhe si reaguan pasagjerët

Për pilotin e Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus ishte një udhëtim normal, derisa ai vuri re një “pasagjer shtesë” në aeroplanin e tij derisa ishte 11,000 metra në ajër.

Megjithatë, nuk ishte një njeri, por një kobër që rrëshqiste nën ulësen e tij.

“Ishte një moment frike”, ka treguar ai, duke thënë se fillimisht mendoi se ndjenja e të ftohtit në shpinë ishte shishja e tij e ujit, përcjell Telegrafi.


“E ndjeva këtë ndjesi, si një lloj zvarritjeje në këmishën time”, ka rrëfyer ai, duke menduar se mund të mos e kishte mbyllur shishen siç duhet dhe uji mund t’i kishte kulluar në këmishë.

“Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikoja poshtë, pashë kobrën duke e tërhequr kokën mbrapsht poshtë ulëses”.

Ai më pas bëri një ulje emergjente në fluturimin e tij nga Bloemfontein në Pretoria. Aeroplani privat, një Beechcraft Baron 58, mbante katër pasagjerë, si dhe një gjarpër.

Një pickim nga një kobër i tillë, shkruan më tej BBC, është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus thotë se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre që ishin në bord se kishte “një udhëtar shtesë të padëshiruar”.

Në fund, ai vendosi t’u tregojë atyre. “Unë i informova pasagjerët: Dëgjoni, që gjarpri është brenda aeroplanit, është poshtë ulëses time, kështu që le të përpiqemi të zbresim në tokë sa më shpejt që të mundemi”.

Por, si reaguan pasagjerët?

Erasmus përshkroi një moment heshtjeje absolute: “Mund të dëgjoje një rënie gjilpëre dhe mendoj se të gjithë ngrinë për pak kohë”.

Pilotët janë trajnuar për shumë skenarë, por sigurisht jo për t’u marrë me gjarpërinjtë në kabinë, tha ai, duke i thënë BBC-së se paniku thjesht do ta kishte përkeqësuar situatën.

Më në fund, aeroplani kishte bërë një ulje emergjente në qytetin Welkom.

Erasmus është cilësuar si hero, me komisionerin e aviacionit civil të Afrikës së Jugut, Poppy Khosa, duke lavdëruar “mjeshtërinë e tij të shkëlqyer ajrore që shpëtoi të gjitha jetët në bord”, sipas faqes News24. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

Interesante
Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Interesante
Gjyshja kanadeze thyen rekordin botëror për pompa

Gjyshja kanadeze thyen rekordin botëror për pompa

Interesante
Kalo në kategori