LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Rusia dëshiron t’i shesë borxhin kombëtar vendeve të huaja dhe kështu të financojë luftën

Inteligjenca britanike: Rusia dëshiron t’i shesë borxhin kombëtar vendeve të huaja dhe kështu të financojë luftën

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj ditor për situatën në Ukrainë, thekson se më 28 mars 2023, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se po punohet për procesin e shitjes së një pjese të borxhit kombëtar rus në valuta të huaja.

Sipas ministrisë britanike, kjo lëvizje është pothuajse me siguri një tregues se Rusia pret mbështetje të jashtme financiare nga vendet e huaja që i konsideron “miqësore”, transmeton Telegrafi.

Pas përfundimit të procesit, investitorët nga vendet e tjera do të jenë në gjendje të blejnë borxhin e qeverisë ruse dhe kështu të financojnë disa nga deficitet e ardhshme buxhetore të Federatës Ruse.


Clinton pranon se bëri një gabim në vitin 1994: Nuk është dashur të bind ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore
Lexo po ashtu Clinton pranon se bëri një gabim në vitin 1994: Nuk është dashur të bind ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore

Me këtë lëvizje, investitorët do të financonin indirekt pushtimin rus të Ukrainës. Në muajt e fundit, bankat ruse kanë qenë subjekti kryesor që blen borxhin e qeverisë. Megjithatë, pyetja është se sa do të jenë në gjendje të financojnë deficitet buxhetore ruse në këtë mënyrë në të ardhmen.

Zyrtarët rusë ka të ngjarë të shohin shitjen e borxhit të jashtëm, si një mënyrë për të mbyllur vrimat në financat e tyre gjatë pushtimit të Ukrainës. Mbetet në pikëpyetje nëse vërtet do të mund ta realizojnë atë plan, shkruan ministria britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori