Mbrojtja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse tha se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.
Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra deklaroi se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’ia ngarkojë ZPS-ja.
“Provat e Prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtet të zotëri Krasniqi, ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS as aktivitet e tij publike nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohet prej Prokurorisë. Në fund gjatë periudhës 18 mujore të aktakuzës dhe në më shumë se 40 vende aktakuza vetëm pretendon se zotëri Krasniqi personalisht ka marr pjesë në krime në tri raste, në të tri rastet provat do të tregojnë se ZPS ka gabuar. Gabimi i dytë i prokurorisë është insistimi i saj se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat ai ishte gjeografikisht i largët”, tha aiajo
Avokatja Alagendra u shpreh se Krasniqi nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike dhe as nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar.
Sipas mbrojtjes ZPS pretendon se UÇK ishte më e organizuar se sa ajo ishte në fakt, por që sipas tyre provat po ashtu do të tregojnë se ajo ishte thjeshtë një fantazi.
“Ai nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike me autorët fizik të krimeve, ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar për të mos folur fare ata që do të ishin larg gjeografikisht dhe që nuk ishin të lidhur me punën të përditshme si zëdhënës. Një simptomë tjetër e natyrës të papërqendruar të kësaj çështje që Prokuroria nuk e shpjegon është mënyra se si propozon të shpjegoj që ai kishte aftësinë ose pushtetin që të parandalonte ose që të ndëshkonte një sërë krimesh që pretendohen që të jenë kryer në vend shtet tjetër”.
“Pika e tretë ose gabimi i tretë i Prokurorisë është ajo mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së. Prokuroria parashtron një teori të pabazuar se UÇK ishte më e organizuar se ajo ishte në fakt e organizuar, provat do të tregojnë se kjo teori ishte thjesht një fantazi një teori që injoron realitetin në terren”, theksoi ai, raporton KP.
Alagendra po ashtu shprehu besimin se trupit gjykues do të sheh që Prokuroria e Specializuar ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjet për të provuar çështjen kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City