LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e QKUK-së proteston për pakënaqësitë për koeficientin e pagave

Sindikata e QKUK-së proteston për pakënaqësitë për koeficientin e pagave

Dhjetëra punëtorë kanë protestuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave.

Sindikata e QKUK-së kërkoi përmirësim të gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.


Kryetari i sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani tha se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar.

“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në veçanti nga MSH-ja”, tha Selmani.

“Sot solemnisht proklamoj se ne i kemi ndarë rrugët nga FSSHK, e cila me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të punonjësve shëndetësor”, përfundoi ai. /KP/