Inzaghi me reagim të ashpër për kartonët e kuq ndaj Lukakut dhe Handanovicit
Simone Inzaghi shpjegon pse Romelu Lukaku nuk duhej të ishte ndëshkuar për festimin e golit kundër tifozëve të Juventusit dhe thotë se Interi dominoi për 90 minuta në gjysmëfinalen që përfundoi 1-1 në Kupën e Italisë.
Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të vendoset e gjitha në San Siro më 26 prill, sepse duke qenë se rregulli i golave si mysafir nuk zbatohet më nga ky sezon, rezultati 1-1 i ndeshjes së parë lë gjithçka në ekuilibër.
Juan Cuadrado kishte shfrytëzuar në maksimum një gabim në mbrojtje për të hapur rezultatin, por me 20 sekonda të mbetura nga koha e rregullt, ndërhyrja e Gleison Bremer i lejoi Lukakut të shënonte nga penalltia për t’i barazuar shifrat.
“Ajo që ndodhi është se festimi i Lukakut u keqkuptua. Ai gjithmonë feston kështu, fatkeqësisht shkaktoi një skenë të shëmtuar që nuk ishte e këndshme për t’u parë dhe do të na privojë nga lojtarët themelorë si Lukaku dhe Handanovic në ndeshjen e dytë”, eklaroi Inzaghi për Sport Mediaset.
Belgu festoi duke bërë gjeste ‘heshtjeje’ ndaj tifozëve pas portës së Mattia Perin, duke marrrë një karton të dytë të verdhë – i pari ishte për goditjen e Federico Gattit me një ndërhyrje të vonuar.
Pas bilbilit të fundit, një tjetër përleshje shpërtheu mes Samir Handanovic dhe Cuadrado – duke parë kartonë të kuq – dhe tensioni thuhet se vazhdoi në tunel.
Kur këto skuadra u takuan në Serie A vetëm disa javë më parë, pati një tjetër përleshje pas fishkëllimës së fundit, kështu që duket se hidhërimi mes tyre sa vjen e shtohet.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, gjykimi im nuk do të ndryshojë në rezultatin final, ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, ne e kontrolluam ndeshjen për pothuajse 90 minuta dhe fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim më herët me rastet e rëndësishme”, potencoi më tej Inzaghi.
“Pësuam një gol që duhet ta kishim shmangur, por djemtë ishin solidë, agresivë, pikërisht atë që kisha kërkuar. Është një shenjë e mirë në një moment të vështirë për ne, është vetëm raundi i parë dhe ne do të kemi avantazhin e shtëpisë në ndeshjen e dytë. Ne kujdesemi për këtë kompeticion dhe e dimë se një fitore do të na dërgojë në një tjetër finale”.
Interi ka shfaqur një tendencë në javët e fundit për të pasur shumë tentime, por shumë pak prej tyre shqetësojnë edhe portierin kundërshtar, derisa Inzaghi e ka konfirmuar se duhet të përmirësohen në këtë aspekt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE pyeti Laportën për regjistrimin e Olmos, tifozi merr një përgjigje të prerë nga presidenti i Barcelonës
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick
Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali