Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka reaguar lidhur me largimin nga puna të psikologes Shqipe Kastrati-Haziri.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, LDK ka thënë se qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze dhe arbitrare ka lënë pa punë një profesioniste të arsimit.
“Shqipe Kastrati-Haziri, një profesioniste e shkëlqyer në fushën e arsimit me mbi (15 ) pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në institucionet tona arsimore, duke punuar si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë së Arsimit, ish-drejtoreshë e Arsimit dhe së fundi drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “Dardania” në Gjilan, është larguar nga puna”, thuhet në reagim.
Sipas tyre më skandaloze është veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar, duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb.
“Pasi që të njëjtën nuk e lejuan të kthehet në DKA ku e kishte vendin e saj të punës, kishte kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që të sistemohet në shkolla si zgjidhje e fundit vetëm për të mos mbetur pa punë, por që sistemimi i saj nuk ka gjetur mbështetje nga udhëheqësit e qeverisjes aktuale komunale. Të gjithë qytetarët e dinë dhe po e shohin se Komuna e Gjilanit është stërmbushur me nëpunës me kontrata në vepër për të cilat kryetari Hyseni , gjatë fushatës zgjedhore i kishte quajtur të jashtëligjshme dhe se me ardhjen e tij në pushtet do ti ndërpresë të gjitha”, thuhet më tej.
Dega e LDK-së në Gjilan, thekson se qeverisja aktuale në këtë komunë jo vetëm se nuk e mbajti premtimin, por e stërngarkoi administratën me këso lloje kontratas , e në disa drejtori e sektorë edhe ndoshta konsiderohen fiktive.
“Për znj. Shqipe Kastrati – Haziri, me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë pune pa ndërprerje, nuk paska asnjë vend të punës në Drejtorinë e Arsimit, se vazhdimi i punës se saj i themeluar me ligj qenka shkelje ligjore sikurse nuk paska vend pune as në shkolla”.
LDK konsideron se ky veprim shpërfaqë tendencën e hakmarrjes politike ndaj kuadrove të të kësaj partie.
“Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë se organet kompetente do ta zgjidhin drejtësisht rastin. E drejta në anën e znj.Shqipe Kastrati – Haziri do të triumfojë”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025