LAJMI I FUNDIT:

Brenda “spitalit të vogël në ajër” që po përdoret për të sjellë ushtarët e plagosur dhe të sëmurët rëndë të Ukrainës në Evropë

Brenda “spitalit të vogël në ajër” që po përdoret për të sjellë ushtarët e plagosur dhe të sëmurët rëndë të Ukrainës në Evropë

Normalisht, aeroplanët e Scandinavian Airlines (SAS) bartin pushues dhe udhëtarë biznesi në bord.

Por ekuipazhi i fluturimit SK718, i cili lidh kryeqytetin e Norvegjisë Oslo dhe Rzeszow në Poloni, ka pasur pasagjerë të pazakontë vitin e kaluar: ushtarë të plagosur dhe pacientë të sëmurë rëndë nga Ukraina, përcjell Telegrafi.

I vendosur rreth 70 kilometra nga kufiri ukrainas, Rzeszow është një qendër strategjike ku vazhdon tregtia midis kombit të rrethuar dhe pjesës tjetër të botës.


Dhe aeroplani është një fluturim i misionit special në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, me pasagjerë në bord të marrë në Rzeszow dhe të dërguar në spitalet në të gjithë Evropën.

Zelensky: Dua që Putini të kalojë pjesën tjetër të jetës në një bodrum, me një kovë në vend të një guaske tualeti
Lexo po ashtu Zelensky: Dua që Putini të kalojë pjesën tjetër të jetës në një bodrum, me një kovë në vend të një guaske tualeti

Boeing 737 që kryen misionin është ripërdorur për t’u bërë një “ambulancë fluturuese”, e pajisur me ventilatorë, pajisje transfuzioni gjaku dhe antibiotikë.

“Në këtë aeroplan, ne kemi të gjitha pajisjet për të qenë në gjendje të trajtojmë një pacient të njësisë së kujdesit intensiv. Dhe ky është, me pak fjalë, një spital i vogël në ajër”, ka thënë Håkon Asak, nënkoloneli i Korpusit Mjekësor të Ushtrisë Norvegjeze.

Siç bëhet e ditur, dy të tretat e ulëseve në aeroplan janë zëvendësuar me shtretër spitali dhe mjekët dhe infermierët nga forcat e armatosura norvegjeze vazhdojnë të kontrollojnë pacientët në bord.

Njëri ndër të ndihmuarit është Mykola Fedirko që u plagos në llogore në rajonin e Donetsk dy muaj më parë.

Ai u dërgua në Kopenhagë për trajtim.

“Është hera e parë që jam në aeroplan. Do të kisha dashur të shkoja në Danimarkë në kushte normale, me pushime, për shembull, të mos shkoja në spital për shkak të traumës”, ka thënë ushtari ukrainas, 22-vjeçar.

Fedirko u largua në Danimarkë dhe rreth tridhjetë pacientë të tjerë zbarkuan në Holandë, Gjermani dhe Norvegji gjatë dy ditëve.

I ngritur në fillim të luftës, operacioni është kryer 52 herë gjatë vitit të fundit.

Sipas transmetuesit norvegjez TV2, janë ndihmuar më shumë se 630 pacientë ukrainas.

Dhe Oslo sapo ka njoftuar se programi do të vazhdojë të paktën deri në gusht.

Projekti është “i paprecedentë në nivel kontinental” dhe është ngritur “në kohë rekord”.

“Ne e krijuam këtë skemë me kërkesë të Ukrainës… për të lehtësuar barrën mbi spitalet ukrainase”, tregon Juan Escalante i Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së.

Natyra e jashtëzakonshme e këtij misioni ka lënë gjurmë edhe te stafi në bord.

Pilotët e mbajnë derën e kabinës të hapur gjatë fluturimeve për të qenë të qasshëm për pasagjerët. Ata thonë se i vlerësojnë takimet me ata që i kanë mbijetuar luftës.

Për shkak të bombardimit të spitaleve, reparteve të maternitetit dhe njësive të tjera mjekësore do të thotë se pothuajse gjysmë milioni njerëz në muaj janë të privuar nga kujdesi mjekësor, vlerësojnë autoritetet norvegjeze.

Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 859 objekte shëndetësore në Ukrainë janë sulmuar që nga fillimi i agresionit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori