LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore e shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria, Salinas: Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor

Banka Botërore e shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria, Salinas: Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, tregoi strategjitë që do të ndjekin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se janë të shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria e ndaj synojnë që të sigurojnë kapitalin njerëzor.

Ndërkohë pjesë e projekteve do të jetë rritja e rezistencës dhe përmirësimi në menaxhimin e katastrofave.


“Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria”, tha Salinas.

“Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor. Kemi punuar për shëndetësinë sidomos për rindërtimin e spitaleve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Jemi të lumtur që të përmirësojmë aftësinë digjitale. Së treti, strategjia jonë është rezistenca”, tha përfaqësuesi i bankës.

Banka Botërore me fond 900 milionë dollarë për Shqipërinë, Rama: Rritja e pagave e domosdoshme
Lexo po ashtu Banka Botërore me fond 900 milionë dollarë për Shqipërinë, Rama: Rritja e pagave e domosdoshme

“Shqipëria ka qenë e prekur nga këto kriza dhe ajo për të cilën do punojmë me qeverinë është që të rrisim rezistencën dhe përmirësimi e menaxhimit të katastrofave. Së bashku me zyrën e kryeministrit kemi përpiluar një projekt që sheh nga axhenda digjitale e brezit të ardhshëm. Kjo është faza e parë e projekteve. Pastaj do fokusohemi tek lumi i Vjosës. Lumi të mbetet i egër por edhe i pastër. Kemi shumë gjëra në mendje. Kufiri në Shqipëri është veç qielli, është i pakrahasueshëm bashkëpunimi që gjejmë me Shqipërinë me vendet e tjera. Presim që ju të na mbani përgjegjës”, tha ai.

Salinas u shpreh gjithashtu se Banka Botërore po punon ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale.

Ndër të tjera ai nënvizoi se kanë dhënë sugjerimet dhe këshillat e tyre për qeverinë në lidhje me situatën ekonomike në vend. Salinas shtoi se janë të përqendruar dhe tek menaxhimi i borxhit.

“Ne po punojmë ngushtë me Ministrinë e Financave për Amnistinë Fiskale. Ne duhet ta shohim tablonë më të gjerë dhe tabloja më e gjerë ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale. Në Shqipëria janë bërë përpjekje për të krijuar amortizues fiskal dhe për të trajtuar çështje më të cilat vendi përballet shpesh. Bashkëpunim me ministrinë kërkon që të shohë këtë tablonë më të gjerë. Çfarë duhet të bëjmë në mënyrë të përbashkët që i duhet vendit për t’ju përgjigjur kërkesave të papritura”, tha Salinas.

“Pjesa e dytë është përqendruar tek menaxhimi i borxhit. Mendoj se duhet të shohim në mënyrë konstante këtë tablonë të gjerë. Dialogu që kemi me qeverinë është produktiv dhe i hapur. Si partner në zhvillim ne japim sugjerime. Japim sugjerimet dhe këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive tona dhe pastaj punojmë me autoritetet. Është bërë punë e mirë dhe gjithë vendi përfiton nga vendimet e së shkuarës për të trajtuar vështirësitë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori