LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore me fond 900 milionë dollarë për Shqipërinë, Rama: Rritja e pagave e domosdoshme

Banka Botërore me fond 900 milionë dollarë për Shqipërinë, Rama: Rritja e pagave e domosdoshme
LSA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi sot se Banka Botërore ka dhënë një fond mbështetje prej 900 milionë dollarësh për programin e ri të zhvillimit për periudhën 2023-2027.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Rama informoi se u zhvillua një proces jo i lehtë dhe i gjatë bashkëbisedimi dhe negociimi me Bankën Botërore për të përcaktuar kornizën e re të partneritetit që është faktikisht programi i ri i zhvillimit me mbështetjen e BB-së për periudhën 2023-2027.


“Kemi marrë në dispozicion 900 milionë dollarë, të cilat do të shpërndahen sipas një sërë pikash. Por ajo që dua të them është se jemi në kushtet e një faze të re në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe kemi hedhur të gjitha bazat e nevojshme për të bërë një kapërcim tjetër në funksion të objektivave të shpallura për vizionin Shqipëria 2030”, tha Rama.

Rama falënderoi Bankën Botërore për gjithë mbështetjen e saj në të gjitha vitet, por në mënyrë të posaçme për këtë proces që është kornizuar tani.

Banka Botërore e shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria, Salinas: Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor
Lexo po ashtu Banka Botërore e shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria, Salinas: Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor

“Në memorien time është procesi më i thelluar në çdo sektor dhe detaj dhe procesi më jo konvencional që kemi bërë për të adresuar të gjitha ato pika të jetës sociale e ekonomike të vendit që do të stimulojnë energji të reja zhvilluese”, tha ai.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha gjithashtu se nuk do të marrin borxh për rritjen e pagave ndërsa u shpreh se kjo nismë është një domosdoshmëri.

Rama shtoi se rritja e pagave vjen për pasojë e rritjes së të ardhurave nga eksportet dhe turistët.

“Nuk do të marrim borxh për të rritur pagat. Do të rrisim pagat dhe do të ulim borxhin. Rritja e pagave domosdoshmëri e mundshme sot. Kemi arritur rezultatet domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës. Ato shifrat që patë nga të ardhurat e turizmit dhe të eksporteve janë arsyet pse rriten pagat”, tha ai.

Në lidhje me pagat, përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi ndër të tjera se nuk është vetëm çështja e pagave por dhe aspiratat për të krijuar perspektivë për të ardhmen.

“Mendojmë se ka shumë investime private që po kryhen tashmë, por mendojmë se ka më shumë potencial për të sjellë investime në mënyrë që të krijojnë mundësi punësimesh. Ka një nivel shumë të lartë prodhimi që mbështetet tek lënda e parë. Në lidhje me pagat, sipas nesh ka një paketë masash që përfshin, jo vetëm vlerësime për shpenzimet por dhe për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori