LAJMI I FUNDIT:

Humbi qindra armë të rënda dhe nga 500 ushtarë në ditë në Vuhledar, Putini shkarkon një tjetër gjeneral

Humbi qindra armë të rënda dhe nga 500 ushtarë në ditë në Vuhledar, Putini shkarkon një tjetër gjeneral

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralin që dështoi në ofensivën në Vuhledar

Gjeneralkoloneli Rustam Muradov u shkarkua nga posti i tij si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor, dhe u hoq nga komanda në Ukrainë vetëm 7 muaj pas emërimit të tij, transmeton Telegrafi.

Muradov, ish-komandant i forcave ruse në Siri dhe më pas kreu i kontingjentit paqeruajtës në Nagorno-Karabakh, u shkarkua pas një ofensive të dështuar në lindje të Ukrainës.


Në shkurt të këtij viti, Muradovi kishte dërguar ushtrinë në fushat e minuara dhe nën zjarrin e artilerisë ukrainase në Vuhledar, duke humbur dy brigada elitare marinsash dhe 103 pajisje, përfshirë 36 tanke (sipas llogaritjeve të Oryx) në tre ditë.

Videoja që pretendohet se shfaq momentin, kur statuja e mbushur me eksploziv shpërthen në duart e blogerit rus
Lexo po ashtu Videoja që pretendohet se shfaq momentin, kur statuja e mbushur me eksploziv shpërthen në duart e blogerit rus

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase kishin humbur vetëm 20 pajisje të rënda ushtarake në këtë betejë që i kushtoi shumë shtrenjtë Putinit.

Por pavarësisht nga numri i madh i viktimave sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, 500 burra në ditë humbnin jetën, ushtria ruse pësoi fiasko atje.

Sipas rusëve, Muradov u pezullua sepse urdhëroi ushtarët të shkojnë drejt vdekjes së sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Kalo në kategori